Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, deklaroi se nuk i duket ndonjë anomali që Reali i Madridit të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e britanikut Gareth Bale, nëse mund t’i lejojë vetes shuma të tilla.
“Nuk më shqetëson fakti që një klub ka mjete për të paguar një shumë të tillë. Më duket se nëse Reali do të kishte blerë tre futbollistë nga 30 milionë euro, nuk do të kishim thënë asgjë”, komentoi Platini në një intervistë të publikuar të mërkurën në të përditshmen “L’Equipe”.
“Por, nëse Bale i vlen me të vërtetë 100 milionë euro, ky është një debat tjetër”, shtoi presidenti i UEFA-s.
Deklarata e Platini ishte disi e befasishme, duke konsideruar faktin që në të shkuarën ai ka avokatuar gjithmonë për një “fair-play” sa më të madh financiar.
Top Channel