Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë.
Këngëtari i hitit “It’s e Beautiful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital.
Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”.
Michael kishte thënë më parë se, dita kur mësoi se do të bëhej baba kishte qenë “dita më e lumtur” e jetës së tij, teksa çifti mësoi në muajin mars se do të bëheshin me një fëmijë.
Në fillim të këtij muaji, ylli i muzikës zbuloi se po i qëndronte shumë pranë Luisana-s, e cila është nga Argjentina, vetëm në rastet kur ajo shkonte në punë ndaheshin.
“Jam rreth 15-20 minuta larg shtëpisë. Do të kthehem atje vetëm nëse ndodh diçka. Është e frikshme për të, sepse jeton në një vend, që nuk është atdheu i saj, ndërsa njerëzit flasin një gjuhë ndryshe nga ajo amtare e saj. Kështu që, siç e dini, kam marrë të gjithë familjen e saj këtu. Një sistem mbështetjeje shumë i mirë për të”.
Top Channel