Messi grumbullohet për Superkupën

28/08/2013 00:00

Leo Messi është e reja e madhe e listës së futbollistëve të Barcelonës të grumbulluar nga Tata Martino për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.

Katalanasit do të zbresin sot në Camp Nou në orën 23:00 pasi një javë më parë barazuan 1-1 në “Vicente Calderon” ndaj skuadrës së drejtuar nga Diego Pablo Simeone.

“Messi është mirë, është stërvitur normalisht. Në krahasim me ata që luajtën ndaj Malagës ka bërë një stërvitje më të fortë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Messi u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë ndaj Atleticos, ndërsa në transfertën e Malagës nuk u grumbullua nga tekniku argjentinas.

Jashtë listës ka mbetur mbrojtësi Adriano, i cili pasi shënoi golin e fitores ndaj Malagës u zëvendësua për një mbingarkesë muskulare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB