Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim, që më 2 shtator të pezullojë masat për kufizimin e importit të grurit dhe miellit nga Kosova dhe Serbia.

Pas paralajmërimeve se Beogradi dhe Prishtina mund të vendosin masa reciproke për mallrat maqedonase, zëdhënësi i Qeverisë së Shkupit, Aleksandar Gjorgjiev, të mërkurën njoftoi heqjen e masave kufizuese, duke e arsyetuar këtë vendim me stabilizimin e tregut vendor të grurit.

“Në këtë mënyrë vlerësojmë se janë tejkaluar sfidat, që çuan drejt vendosjes së masave mbrotjëse, dhe janë krijuar kushtet për pezullimin e importit të kushtëzuar të grurit nga vendet e jashtme. Ne mendojme se këto masa ia arritën qëllimit dhe ndihmuan në stabilizimin e tregut, prandaj morëm vendim për pezullimin e tyre në 2 shtator të vitit 2013”, tha Aleksandar Gjorgjiev.

Maqedonia, në qershor solli vendimin për kufizimin e importit të grurit dhe miellit, që shkaktoi reagime të shumta te vendet e rajonit, të cilat akuzuan Maqedoninë se po shkel marrëveshjen dhe urdhrin e komitetit të CEFTA-s, për heqjen e këtyre masave deri më 20 gusht.

Megjithatë, Qeveria e Shkupit vlerëson se vendimi ka qënë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Vendimi për import të kufizuar të grurit është sjellë në bazë të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare dhë në bazë të argumenteve të forta, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur tregun vendor, respektivisht prodhuesit e grurit dhe miellit në Maqedoni”, tha Aleksandar Gjorgjiev.

Prodhuesit e rajonit, e sidomos ata nga Kosova dhe Serbia, edhe në të kaluarën janë ballafaquar me probleme gjatë eksportit të grurit dhe miellit në Maqedoni, për shkak të kufizimeve që ka aplikuar për ta qeveria maqedonase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA