Juventus, ikën Llorente, vjen Nani?

28/08/2013 17:30

Pa nisur ende mirë aventurën me Juventusin, Fernando Llorente, i mbërritur me parametra zero nga Atletiko e Bilbaos mund të rikthehet sërish në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanelën e Barcelonës.

Të paktën, kështu informoi të mërkurën e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo”, e cila siguroi se trajneri i Barcelonës, Martino, ka një vlerësim të madh për potencialin e sulmuesit të kombëtares dhe mund të paraqesë një ofertë për të nëse klubi do të vendosë që ka nevojë për një qendërsulmues.

Megjithatë ky mbetet një transferim i vështirë për dy arsye. E para sulmuesi shtatlartë pëlqehet shumë nga trajneri Konte dhe e dyta për boshllëkun që do të lintë në repartin sulmues duke qenë se ndodhemi në ditët e fundit të merkatos dhe gjetja e një emri zëvendësues praktikisht është e pamundur.

Por ky mund të mos jetë zhvillimi i fundit i befasishëm nga merkatoja e Juventusit, që sipas kompanive britanike të basteve, praktikisht ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Nani.

Sipas kompanisë “Paddy Poëer”, ky transferim surprizë është tashmë aq i sigurt, sa që ajo ka mbyllur kuotat dhe ka nisur të paguajë bastet e vëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA