
“Gjithmonë e kemi në mendje Kimi Raikkonenin sepse është një pilot i jashtëzakonshëm dhe unë jam një fans i madh i tij.”
Këto janë fjalët e Martin Whitmarsh, shefit ekzekutiv të McLaren-it, i cili mendon se të pasurit në skuderi dy kampionë bote (Raikkonen-Button) do të ishte një gjë e mirë në një vit ku Formula 1 do të ketë shumë ndryshime.
“Vitin e kaluar patëm bisedime, por nuk ramë dakord. Këtë vit nuk kemi biseduar ende, por të shohim pasi Kimi kërkon të largohet nga Lotus”, theksoi Whitmarsh, i cili më tej pranoi se është i kënaqur me Sergio Perez, pilot i cili do të largohet nëse vjen Kimi.
“Perez meriton një tjetër mundësi vitin e ardhshëm. Nëse i japim një makinë të mirë, ai mund të fitojë gara. Këtë vit u morëm shumë me amortizatorët dhe aerodinamikën duke prishur një makinë që para 9 muajsh ishte më e shpejta”, deklaroi Whitmarsh.
Top Channel