Ekstradohen tetë shtetas shqiptarë në Itali

28/08/2013 19:00

Tetë shtetas shqiptarë u ekstraduan pasditen e së mërkurës drejt Italisë, me kërkesë të Interpolit.

Policia e Shtetit informoi se të ekstraduarit ndiqen nga drejtësia italiane për disa krime të ndryshme.

Kështu, mësohet se midis tyre ndodhet shtetasi Dritan Ballhysa, i kërkuar për trafik droge dhe 33-vjeçari Besnik Lleshi, i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni.

Me drejtësinë e fqinjëve tanë të përtej detit do të përballet edhe Artan Dalti, Gentian Cako, Emiljano Shota, Sami Shala dhe Tigert Allko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA