Asnje fuqi perëndimore nuk e dëshiron ndërhyrjen në Siri, por retorikat e
këtyre ditëve lënë të kuptohet se ndaj sulmeve të javës së kaluar, do
të ketë ndonjë lloj përgjigje ushtarake.
Në boten e pushtetit te vertete, pyetja kujt i duhet telefonuar ne Europe, nuk shtrohet fare. Gjate fundjaves, presidenti amerikan Obama foli ne telefon me kryeministrin britanik David Cameron per rreth 40 minuta, e me pas mori shefin e Elizese.
Vetem britaniket dhe francezet i kane mjetet dhe do t’i bashkohen operacionit ushtarak. Megjithate, kete here, zilja e telefonit ra dhe ne Berlin. Shtetet e Bashkuara kane nisur kohet e fundit t`i nxisin shume qetesisht gjermanet te marrin nje rol me te madh drejtues ne ceshtjet globale.
Perspektiva e veprimit ushtarak ka shkaktuar ndasi te medha ne te kaluaren ne Europe.Franca dhe Gjermania e kundershtuan pushtimin e Irakut dhe atehere kur te dy keto vende, vendosen te udhehiqnin fushaten kunder forcave te Gadafit ne Libi, Gjermania abstenoi.
Ngerci i malit kohet e fundit shkaktoi ferkime mes Parisit dhe Berlinit. Por kete here, situata paraqitet shume me ndryshe. Francezet folen shume shpejt per pasoja ndaj regjimit te Assadit dhe ministri i Jashtem gjerman Westervelle u pajtua me nje deklarate te tille edhe pse me pare kerkoi sqarim te ceshtjes se sulmeve.
Duket se tre te medhenjte e Europes do te arrijne nje marreveshje me njeri-tjetrin per Sirine. Ne keto rrethana, BE-ja si institucion po perpiqet ta beje zerin e saj te degjohet, por sic pranoi dhe vete shefja e politikes se jashtme, Catherine Ashton, eshte e veshtire qe 28 anetaret e bllokut te dalin bashkarisht ne te njejtin perfundim. jo pa qellim ajo me shume se nje here e ka theksuar rendesine e jashtezakonshme te mbeshtetjes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Nje kendveshtrim i tille patjeter qe do te gjeje mbeshtetje te gjere ne kontinentin e vjeter, por veshtire se arrihet nje ujdi ne kombet e bashkuara kur Rusia eshte e pozicionuar qarte kunder cdo veprimi ushtarak.
Trashegimia e luftes se Irakut dhe nevojes se inspektoreve te OKB-se per me shume kohe ne dispozicion per te zbuluar nese Sadam Husein kishte arme te shkaterrimit ne mase, nuk eshte harruar. Megjithate faktet jane qe ne Siri bilanci i vdekjeve shenon 110.000 vete, te plagosurit jane edhe dy here kaq, te shperngulurit kater apo 5 milione ndersa lufta civile e vendit rrezikon te perfshije edhe vendet fqinje. Perdorimi i armeve kimike pastaj, ne kendveshtrimin e Barak Obames, i ndryshon gjerat dhe me deklaratat e tij te mehershme per mosshkeljen e vijave te famshme te kuqe, ne loje, eshte vete besueshmeria e Shteteve te Bashkuara.
Top Channel