Bayern, Guardiola: Luajtëm shumë mirë
28/08/2013 00:00
Pep Guardiola theksoi se Bayern Munchen “luajti shumë mirë” ndaj Freiburg edhe pse nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Bundesligës.
“Luajtëm mirë, shumë mirë. Por, kur je në avantazh vetëm me një gol, gjithmonë ekziston rreziku të barazohesh”, tha tekniku spanjoll pas ndeshjes.
Kur u pyet nëse kishte bërë shumë ndryshime në skuadër duke lënë jashtë titullarë si Ribery, Robben, Boateng apo Lahm, Guardiola u përgjigj se ndryshimet në formacionin titullar nuk ishin të tepërta.
“Të gjithë lojtarët meritojnë të luajnë, punojnë çdo ditë dhe ata që zbritën në fushë luajtën shumë mirë”, tha Guardiola.
Top Channel