Ushqimi helmon dasmorët

27/08/2013 00:00

Ushqimi i shërbyer në një dasmë ka helmuar dhjetra persona në fshatin Gorishovë të komunës Cakran në Fier.

24 orë pas dasmës ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptomat e helmimit. Një pjesë e madhe e të helmuarve janë fëmijë.

“Të sëmurët janë paraqitur që ditën e hënë pasdite dhe gjatë natës ku janë shtruar rreth 5 fëmijë. Një grup fëmijës po nga Gorishova kanë marrë serume në klinikën e Cakranit”, tha mjeku Dhimitër Dhamo.

Pjesëmarrësit në dasmë tregojnë për shfaqjen e helmimit pas kthimit në shtëpi. Ata dyshojnë se janë helmuar nga mishi. Një pjesë e tyre tashmë janë të shtruar në spital.

Dyshimi kryesor bie mbi ushqimin, ndërsa janë analizat që do konfirmojnë plotësisht shkakun.

Top Channel