
Sot zhvillohn ndeshjet e kthimit të fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve. Mes 5 takimeve të mbrëmjes së sotme ajo që bie në sy është përballja mes PAOK-ut dhe Shalke 04.
Në pamje të parë nisur nga barazimi 1-1 në ndeshjen në Gjermani, skuadra nga Selaniku ka më shumë shanse për të kaluar për në fazën e grupeve, nisur edhe nga gjëndja e vështirë që po kalon aktualisht Shalke, e cila vjen edhe nga një humbje në kampionat.
Ndeshja në mbrëmjen e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Tumba” të PAOK-ut pa tifozë, pasi kjo skuadër është dënuar me 3 ndeshje pa tifozë nga UEFA për shkak të dhunës së tyre në ndeshjen e vitit të shkuar në Ligën e Europës përballë Rapidit të Vjenës.
Veç avantazhit të rezultatit trajneri i PAOK-ut, Hud Stivens ka një motiv më shumë për të eliminuar Shalken, pasi është ish-skuadra e tij, nga e cila e larguan një vit më parë.
Përballja tjetër e rëndësishme, por që duket të jetë mbyllur që në ndeshjen e parë është ajo mes Arsenalit dhe turqve të Fenerbahçes. Në ndeshjen e parë në Turqi, skuadra turke u mund 3-0 nga “Topçinjtë” e Arsen Venger, duke patur pak shpresa, për të mos thënë aspak për kualifikim në fazën e grupeve në takimin e sotëm në “Emirates”.
Këto, por edhe emocionet e ndeshjeve të tjera do të keni si gjithmonë mundësinë për t’i ndjekur drejtpërdrejtë në paktën SuperSport të platformës Digitalb.
Top Channel