
OKB-ja ka në plan t’i kërkojë Shteteve te Bashkuara sqarime mbi raportet
e fundit që lënë te kuptohet se Agjencia amerikane e Sigurise Kombetare
ka pergjuar edhe vete seline e organizates se Kombeve te Bashkuara ne
New York.
Pallati i qelqte nuk ka bere asnje koment te drejtperdrejte mbi pretendimet e ‘Der Spiegel’, qe shkruante se Amerika, vitin e kaluar, ka arritur te nderhyrje ne sistemet e komunikimit te OKB-se. Revista gjermane citonte ne artikull informacione prej dokumenteve te marra nga ish-kontraktori i arratisur i shërbimit amerikan të zbulimit, Edward Snowden. Por ne nje konference per shtyp, zedhenesi i OKB-se Farhan Haq sqaroi se zyrtareve amerikane do t’u kerkohet nje raport ne lidhje me ceshtjen, ashtu sic eshte vepruar edhe ne te kaluaren kur ka patur akuza të këtij lloji.
“Ligji ndërkombëtar mbron funksionet e OKB-së, misioneve diplomatike dhe organizatave te tjera ndërkombëtare. Anetaret e saj duhet të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbrojtur pacenueshmërinë e misioneve diplomatike”, tha Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.
Artikulli citonte një dokument të NSA-se në të cilin autori mburret se ka arritur të hyje në sistemin e telekonferencave me qark të mbyllur të OKB-së. Veprimtaria e Agjensise Amerikane te Sigurise Kombetare eshte vene kohet e fundit nen nje mbikëqyrje te imtesishme nga komuniteti nderkombetar pasi Edward Snowden beri publik programin e saj te pergjimeve ne komunikimet telefonike e internet.
Top Channel