Jordania organizatore, e frikësuar nga Siria

27/08/2013 02:10

Edhe pse në Jordani janë mbledhur pothuajse të gjithë shefat ushtarakë të botës, për të diskutuar mbi lëvizjen e ardhshme të tyre ndaj Sirisë, vendi organizator është i vendosur të mbajë gjithçka rreth bisedimeve në fshehtësi.

Deklaratat zyrtare kanë qenë të pakta, data, koha dhe vendi duken sekrete. Gjithashtu nuk pritet të ketë ndonjë konferencë për shtyp pas takimit, bën të ditur CNN.

“Pse?”-ja është shumë e thjeshtë. Jordania i frikësohet faktit që, nëse bëhet në ndonjë mënyrë apo ndonjë tjetër bazë e sulmeve mbi Sirinë, ajo do të jetë ndër të parat vende, që do të vuajë. Por, si do të vuajë, apo pse gënjeshtrat varrosen në faqet e historisë, po aq komplekse sa shkretëtirat e lëvizshme këtu?

Kjo mbretëri e vogël nuk është përfshirë në një nga periudhat më të trazuara të rajonit, të shkaktuar nga Pranvera Arabe në 2011-n. Megjithatë, ato pak protesta të zhvilluara këtu nënvizojnë pakënaqësinë ndaj mbretërisë, ku Perëndimi po kërkon të mbështetet.

Mbreti Abdullah i Jordanisë sundon mbi një popullsi, që ka parë rritje të çmimeve të bukës dhe gazit deri në kufinjtë e të papërballueshmes. Ata kanë duruar ardhjet masive të refugjatëve nga Iraku e Siria, duke rritur gjithashtu edhe çmimet e pronave të tyre.

Të thuash që Jordania nuk është vendi më i qetë e i qëndrueshëm ndër vendet arabe në këtë kohë, mund të duket si diçka e tepërt. Për momentin, turistët janë të sigurt këtu dhe, pavarësisht se nuk dynden me turma të mëdha, vendet historike të sajuara të Jordanisë, si rrënojat Nabataean në Petra, vazhdojnë të mbushen me vizitorë ndërkombëtarë.

Por, nëse e çjerrim paksa këtë situatë sipërfaqësore, shumica e popullit të thjeshtë janë larg të qenit në mirëqenie. Pjesa më e madhe e popullit pranon se korrupsioni është në bërthamën e përçarjes në rritje.

Vllazëria Muslimane, për një kohë të gjatë një forcë e heshtur për ndryshim këtu, shfrytëzon pabarazinë. Vëllezërit e tyre në Egjipt, tashmë nën kthetrat e ushtrisë, shërben si një paralajmërim dhe një shkak për të pritur momentin e tyre.

Gjithashtu, tensionet jo të bujshme këtu mes palestinezëve dhe jordanezëve kanë fituar më shumë zë sot, se sa në dekadat paraardhëse. Një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës, mund të rikthejnë disa subjekte besnike të së shkuarës në favor të liderëve të tyre, nëse shqetësojnë këtë balancim të kujdesshëm këtu: jordanezët në qeveri dhe palestinezët në biznese.

Me pak fjalë, nuk do t’i kushtonte asgjë Bashar al-Assad-it, forcat e të cilit janë vetëm 1 orë e gjysmë larg veriut të Amman-it, si dhe brenda rrezes së raketave nga kryeqyteti, të rikthente trazirat në Jordani. Kështu, nuk përbën asnjë surprizë, nëse ky takim, që është planifikuar javë më parë, përpara se të ndodhnin sulmet kimike në Damask, të jetë strukur në një profil, që është pothuajse i padukshëm.

Vetëm zyrtarët amerikanë duken se po luajnë rol, në lidhje me atë se kush do të thotë çfarë. Për Jordaninë, organizimi i këtij takimi, në një moment kur inspektorët e armëve nga OKB janë në Damask, në përpjekje për të mbledhur fakte mbi përdorimin e armëve kimike, thjesht sa fton regjimin sirian ta shohë fqinjin e tij si të kishte dalë nga rruga “e drejtë”.

Top Channel