Indi, pranë miratimit “subvencioni i ushqimit”

27/08/2013 03:20

Dhoma e ulët e parlamentit indian ka kaluar një projektligj të debatueshëm mbi Sigurinë e Ushqimit, i cili synon të sigurojë ushqim të subvencionuar për 2/3-at e popullsisë.

Bazuar në këtë plan, i cili duhet të aprovohet edhe nga dhoma e lartë, 800 milionë njerëz të varfër do të marrin nga 5 kg grurë të lirë çdo muaj. Mbështetësit e tij argumentojnë se ky është një hap i madh drejt zhdukjes së urisë së përhapur dhe shqetësimeve mbi kequshqyerjen në Indi.

Por, kritikët thonë se ky është një plan i shthurur, i cili do të dëmtojë ekonominë indiane. Ai do t’i kushtojë vendit plot 1,3 trilionë rupee në vit, apo 23,9 miliardë dollarë. Qeveria e lançoi programin javën e kaluar me një dekret ekzekutiv, por ai kërkon miratimin nga parlamenti që të hyjë në fuqi.

Në një fjalim të rrallë në parlament, gjatë së hënës, Sonia Gandhi, kryetarja e kongresit të partisë nxiti ligjvënësit të qartësojnë skemën e mirëqenies së partisë së saj, që sipas saj ishte pjesë e një “revolucioni për fuqizim” i denjë për mbështetje unanime.

“Disa njerëz pyesin – a kemi ne burime të mjaftueshme për të tilla ligje? Do të doja të thoja se çështja nuk qëndron te burimet; ne duhet të menaxhojmë burimet për këtë gjë”, tha Gandhi. “Çështja nuk është nëse mundemi ta bëjmë këtë. Ne duhet ta bëjmë këtë gjë”, tha ajo për ligjvënësit në dhomën e ulët.

India përbën 1/3-tën e të varfërve në botë dhe mbështetësit thonë se ky ligj do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë dhe urisë. Ndërsa kritikët e kanë refuzuar atë, duke e konsideruar si një lëvizje politike, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Top Channel