Danimarkë, seks në fushën e futbollit
27/08/2013 00:00
Që kampionati danez nuk është një nga më spektakolarët në botë është gjë që dihet dhe ndeshja Brondby-Randers, e luajtur të dielën dhe e përfunduar me rezultatin 0-0, nuk ishte një nga ato që të mbesin në mendje.
Por, spektakli nisi pas përfundimit të kësaj sfide, kur të gjithë tifozët u larguan… të gjithë, përveç një çifti.
Të rinjtë u fshehën në shkallët e stadiumit dhe pasi mbetën vetëm, zbritën në fushë, u zhveshën dhe nisën të bënin seks.
Një punonjës sigurie i vuri re rastësisht dhe i largoi nga fusha e lojës. Episodi është treguar në Twitter nga Mikkel Davidsen, shefi i zyrës së shtypit të Brondbit. Sigurisht, nuk mund të mungonte fotoja.
Top Channel