Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se në fletëvotimet për
zgjedhjet lokale në Kosovë mund të lejohet logoja e Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve në Kosovë.

“Për Serbinë është e papranueshme që në fletëvotime të ketë shenja të shtetit të Kosovës, sepse një gjë e tillë dëmton neutralitetin e zgjedhjeve dhe nuk është praktikë askund në botë. Por mund të pranojmë që në fletëvotime të jetë logo e KQZ-së së Kosovës”, ka thënë Daçiç për gazetën serbe ‘Novosti’.

Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës i kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

Disa media serbe kanë raportuar se tema kryesore dhe mbase e vetme e bisedimeve do të jetë pamja e fletëvotimeve.

Top Channel