Bayern-i i Pep Guardiola-s barazoi 1-1 me Freiburg, ndeshje e vlefshme kjo për javën e katërt të Bundesligës gjermane.
Bavarezët kaluan në avantazh në pjesën e parë, me golin e Xherdan Shaqirit, por 4 minuta nga fundi i ndeshjes u ndërshkuan nga Hofler, i cili nuk fali përgjumjen e Dante-s.
Kështu, Guardiola dhe Bayern humbasin 2 pikët e para në Bundesligë, gjithsesi ata ngjiten në krye të klasifikimit me 10 pikë, 1 më shumë se Dortmund, Leverkusen dhe Mainz, që kanë nga një ndeshje më pak.
Në këtë sfidë, trajneri spanjoll kishte preferuar të linte në stol pjesën më të madhe të titullarëve të skuadrës, për t’i mbajtur ata larg dëmtimeve para Superkupës së Europës, që do të luhet të premten përballë Chelsea-t.
Top Channel