Aksident në aksin Elbasan-Librazhd

27/08/2013 00:00

Rinisja e shirave ka rikthyer problematikën e aksit rrugor Elbasan-Librazhd i cili pikërisht në këtë periudhë kthehet në një nga akset më të rrezikshëm të qarkut.

Ende pa kaluar tmerri i dy mjeteve që përfunduan në ujerat e lumit Shkumbin në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, e cilësuar edhe si “Kthesa e Vdekjes”, një tjetër aksident është shënuar të martën në këtë vend, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Një kamion me targa bullgare, i ngarkuar me materiale qelqi është përmbysur paraditen e së martës në këtë aks rrugor dhe mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lageshtia në rrugë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos mund të shmangë rrëshqitjen duke dalë jashtë rruge.

Rënia e kamionit dhe materialet e qelqit të shpërndara në rrugë kanë krijuar probleme në trafik, ku njëri i krah i lëvizjes është bllokuar tërësisht. Është dashur ndërhyrja e policisë për të stabilizuar trafikun në aksin Elbasan-Librazhd.

Edhe pse fatmirësisht pa të lënduar, ky aksident ka rizgjuar në vëmendje të drejtuesve të mjeteve rrezikshmërinë e këtij aksi rrugor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta