
Leo Messi i është rikthyer të hënën stërvitjes me shokët e skuadrës. Sipas FC Barcelona, ylli argjentinas është stërvitur normalisht në sesionin e paradites.
Messi, i cili mungoi ndaj Malagës për një hematomë në kofshën e majtë, duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid.
Messi ka deklaruar se do të rikthehet të luajë kur ta ndjejë veten 100% në formë, në mënyrë që të jetë i aftë për të ndihmuar skuadrën.
Ditët e fundit, në mediat spanjolle është parë me shqetësim dëmtimi muskular i radhës për Messin. Sipas tyre, futbollistit i rrezikohet karriera pasi tendina “Biceps Femoris”, në kofshën e tij të majtë, ka filluar të kalbet.
Sipas mediave spanjolle, shkak për këtë është bërë përdorimi i tepërt i ilaçit Growt, i cili merret në rastet kur dikush ka mangësi të hormoneve të rritjes.
Top Channel