Meksikë, aksident hekurudhor, viktima

26/08/2013 20:10

Pesë vetë gjetën vdekjen në jug të Meksikës për shkak të daljes nga shinat të trenit të mallrave me të cilin udhëtonin, i cili përdoret vazhdimisht nga trafikantët për transportin e  emigrantëve nga Amerika Qëndrore, drejt SHBA-së.

35 persona janë plagosur, 16 prej të cilëve rënde dhe nuk perjashtohet mundesia e rritjes se numrit te vdekjeve.

Mjaft njerëz kane mbetur të bllokuar ne vagonet e përmbysur të trenit. Në zonen e larget ku ndodhi aksidenti, autoambulancat nuk kane mundur te mberrijne dhe ushtare, marinse e punonjes te emergjences po perpiqen te japin ndihmen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA