
Dy burra kenianë nënshkruan një marrëveshje të pazakontë duke pranuar që të martohen me të njëjtën grua.
Bashkëshortja e tyre prej 4 vitesh ka patur raporte me të dy ata dhe refuzon që të zgjedhë njërin prej tyre.
Rasti në fjalë bëri bujë në mediat vendase, nisur dhe nga fakti që ligjet vendase nuk përcaktojnë nëse një martesë e tillë është e ligjshme apo e paligjshme.
Kjo ka bërë që në vend të nisë një debat mes juristëve, disa prej të cilëve thonë se martesa duhet të quhet e ligjshme nëse buron nga e drejta zakonore e fisit nga vijnë tre të përfshirët në lidhje.
E ndërsa juristët vazhdojnë debatin, dy bashkëshortët, Sylvester Mwendwa dhe Elijah Kimani zotohen të përkujdesen për bashkëshorten e tyre dhe për fëmijët që mund të lindin nga kjo martesë.
Rastet e poligamisë nuk mungojnë në shoqërinë keniane, por poliandria, martesa e dy ose më shumë burrave me të njëjtën grua, është diçka e pazakontë.
Top Channel