
Përfundoi shumë shpejt procesi kundër ish-yllit të politikës kineze, Bo
Xilai. Vendimi do të jepet më vonë. Prokuroria ka folur për akuza
jashtëzakonisht të rënda dhe të tilla përcaktime në sallat e gjyqit në
Kinë jo rrallëherë kanë profetizuar dënimin kapital.
Në procesverbalin e procedurës thuhet gjithashtu se nuk jane gjetur rrethana lehtësuese, që do të justifikonin një dënim më të ulët. Vete 64-vjeçari nuk e ka pranuar plotësisht fajësinë. Mediat boterore e kane pershkruar situaten e ish-shefit të partisë dhe kryebashkiakut të metropolit Chongqing si nje triller te vertete politik, qe ka mbajtur publikun ne ethe per me shume se nje vit.
Xilai nuk i ka pranuar akuzat per korrupsion dhe shperdorim detyre e kembengul se shefi i policise se zones, qe u perpoq te arratisej duke kerkuar strehim ne konsullaten amerikane, e kishte bere nje gje te tille per shkak se ishte i dashuruar me bashkeshorten e politikanit, Gu Kailai, e denuar per vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heywood.
Kailai doli kunder te shoqit te saj ne gjyq ku pohoi rolin e tij ne mbulimin e krimit.Por vezhgues te ndryshem e pershkruajne procesin si krejtesisht te montuar. Përkrahësit e Bo Xilai-t dyshojnë se ish-politikani, nje yll ne rritje ne politiken vendase, ka humbur një luftë të brendshme partiake për pushtet. Po ashtu ka munguar raportimi i pavarur në lidhje me procesin në Jinan të Kinës Lindore. Përveç gazetarëve të mediave shtetërore besnike ndaj regjimit në sallën e gjyqit nuk janë lejuar gazetarë të tjerë.
Top Channel