Izrealitët vrasin tre palestinezë

26/08/2013 00:00

Tre palestinezë u vranë në përleshje më me forcat izraelite të sigurisë
në Bregun Perëndimor, sinjal ky i një përshkallëzimi të ri të situatës
në rajon.

Burime mjekesore pohojne se 19 te tjere mbeten te plagosur. Zyrtaret izraelite kembengulin se vdekjet ndodhen gjate operacionit per arrestimin e disa te dyshuarve, ku ushtaret e tyre nuk perdoren veçse metodat e perhershme te shperndarjes se turmes.

Mjeket palestineze pretendojne se viktimat jane qelluar me arme zjarri, njeri ne koke e dy te tjeret ne gjoks. Perplasjet ndodhen ne kampin e refugjateve Kalandija. Zëdhenesi i Presidentit te Autoritetit Palestinez leshoi nje deklarate, ku per tre vdekjet denohej drejtperdrejt Izraeli.

Top Channel