Gazetarja, intervistë “topless” me kryebashkiakun

26/08/2013 00:00

Një gazetare radioje dhe kolumniste kanadeze hoqi bluzën gjatë një interviste me kryetarin e bashkisë së Kelovnës dhe vazhdoi intervistën gjysmë e zhveshur.

Lori Welbourne pyeti Walter Gray-n nëse ishte e ligjshme që femrat e qytetit të tij të nxirrnin gjoksin në publik dhe para se kryebashkiaku të përgjigjej, ajo i dha mikrofonin dhe hoqi bluzën duke nxjerrë gjoksin para kamerës.

“Cfarë po bën”, pyeti Gray, ndërsa gazetarja iu përgjigj me qetësinë më të madhe: “Këtu është shumë vapë.”

Pasi e mori veten, kryebashkiaku u përgjigj se është krejtësisht e ligjshme që një femër të tregojë gjoksin aty ku mund ta tregojë edhe një mashkull: “Femrat mund të dalin “topless” në qytetin tim. Nuk po them që duhet ta bëjnë këtë gjë, por nëse e bëjnë nuk po thyejnë ligjin.”

Më 25 gusht, shumë femra dolën në rrugët e disa qyteteve amerikane për të drejtën e tyre për të nxjerrë gjoksin në publik. Ky marshim ka nisur që nga viti 2007 dhe tashmë organizohet çdo vit.

Top Channel