Fotot erotike të vajzës së kryeministrit të Zelandës së Re

26/08/2013 00:00

Këto foto me pullë të kuqe me siguri do të vënë në siklet kryeministrin e Zelandës së Re, John Key, pasi në to ka pozuar vajza e tij 20-vjeçare, Stephanie Key.

Stephanie studion në një universitet arti prestigjioz në Paris dhe ka ideuar foto të tilla për të promovuar një spektakël që do të organizohet në Javën e Dizajnit në Paris muajin e ardhshëm.

Foto më e “nxehtë” është ajo që e tregon gjysmë të zhveshur, me një qershi në gojë dhe me një pistoletë në dorë.

Fotografi i modës Chris Sisarich, nga Zelanda e Re, tha për ‘Herald on Sunday’: “Zelandezët janë shumë paragjykues. Mendoj se vlera e saj si artiste do të ndikohet nga fakti se babain e ka kryeministër të vendit.”

John Key është kryeministri i 38 i Zelandës së Re dhe lideri i këtij vendi që nga viti 2008. Ai ka udhëhequr partinë e tij në fitoren e nëntorit 2008 dhe nëntorit 2011 në zgjedhjet e përgjithshme.

Top Channel