F1, Vettel: Kisha një ritëm të jashtëzakonshëm

26/08/2013 00:00

Sebastian Vettel fitoi Cmimin e Madh të Belgjikës të zhvilluar në pistën Spa-Francorchamps dhe thelloi në 46 pikë avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve ndaj vendit të dytë, Fernando Alonsos.

“Ishte një garë fantastike nga fillimi në fund. Ishte shumë e rëndësishme të parakaloja menjëherë Hamiltonin dhe ia arrita. Më pas, kishim një ritëm të jashtëzakonshëm”, theksoi tre herë kampioni i botës.

Në lidhje me situatën në renditje, Vettel deklaroi: “Fitoret ndihmojnë shumë në klasifikim. Makina u paraqit më mirë sesa prisnim dhe fatmirësisht nuk ra shi.”

Në fund, një mendim edhe për garën e ardhshme, Cmimin e Madh të Italisë: “Në Monza nuk pres që të jemi kaq kompetitivë, por të shohim.”

Top Channel