
Fernando Alonso është i lumtur me vendin e dytë në Cmimin e Madh të Belgjikës, por njëkohësisht e di mirë se fitorja e Sebastian Vettel thellon disavantazhin e tij në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
Ja si e përmbledh spanjolli i Ferrarit garën e zhvilluar në Spa-Francorchamps: “Arritëm të rekuperonim pozicionet që i humbëm në provat zyrtare. Në garë gjithçka shkoi mirë që në nisje, makina ishte e shpejtë dhe patëm mundësinë të parakalonim edhe pse pasi mora vendin e dytë, gara u bë e mërzitshme pasi nuk iu afrova aspak Vettel-it dhe nuk u kërcënova nga pas.”
Duke folur për garën e ardhshme që do të zhvillohet në Itali, Alonso shpreson që gjërat të shkojnë edhe më mirë: “Është një garë e rëndësishme për ne. Jemi 100% të motivuar dhe duam që në Monza të kënaqim tifozët e Ferrarit.”
Top Channel