Buffon: Doja të largohesha nga Juventusi

26/08/2013 17:30

Dy vjet më parë, Gianluigi Buffon kishte menduar seriozisht largimin nga Juventusi, por ishte një telefonatë e trajnerit Conte ajo që e bindi të qëndronte.

Për herë të parë, portieri i kampionëve të Italisë tregoi këtë të vërtetë në një intervistë të publikuar të hënën në të përditshmen italiane sportive, “La Gazzetta dello Sport”.

“Ishte Conte ai që më bindi të qëndroja. Më tha gjëra të bukura dhe të rëndësishme. Në sezonin e mëparshëm, i pari i presidencës së Agnellit, në fazën e parë u dëmtova dhe nuk kisha luajtur e kisha patur kohë të bëja plane të tjera. Mendoja se mbase kishte ardhur momenti për mua që të provoja një eksperiencë të re në futboll”, zbuloi Buffon.

“Gjithmonë kam provuar emocione të veçanta duke mbajtur fanelën e Juventusit, por më dukej sikur i kisha humbur. Më pas, drejtuesit e rinj arritën të transmetonin një ndienjë të ri optimizmi dhe projekti i tyre më bindi. Aftësia për të rikthyer raportet në pikën e mëparshme, pas disa konfliktesh, është në gjendje të të bashkojë edhe më shumë. Megjithatë, ajo telefonatë ishte vendimtare dhe më bëri që të jem edhe më juventin se më parë”, deklaroi portieri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA