Bale me pushime në Spanjë

26/08/2013 00:00

Sipas shtypit spanjoll për kalimit të Gareth Bale tek Reali i Madridit i mungon vetëm zyrtarizimi. E në pritje të ditës kur do të veshë për herë të parë fanelën e madrilenëve, futbollisti uellsian ka zgjedhur pikërisht Spanjën për të kaluar pushimet e tij.

Ai është fotografuar në plazhet e Marbellas në shoqërinë e katër femrave të panjohura. Fotoja është publikuar në profilin @MadridSheet në Twitter.

Prej disa ditësh mediat spanjolle shkruajnë se Bale është një futbollist i Realit dhe bashkimi i tij me pjesën tjetër të skuadrës është vetëm cështje orësh. Të njëjtat burime thonë se për shkëputjen e 24-vjeçarit, Florentino Perez ka derdhur plot 100 milion euro në arkën e Totenhemit.

Nëse kjo shifër do të konfirmohet, Bale do të shndërrohej në futbollistin më të shtrenjtë të transferuar ndonjëherë në botën e futbollit, plot 7 mln euro më shumë se sa transferta e Ronaldos nga Manchester United drejt Realit në vitin 2009.

Top Channel