Siria do t’u lejojë inspektorëve të OKB-së akses të plotë ndaj çdo vendi të supozuar si të sulmuar me armë kimike, bëri të ditur zëvendës/ministri i Jashtëm, Faisal al-Mekdad, për CNN të dielën.
Marrëveshja është efektive në mënyrë të menjëhershme, njoftoi ai, por një zyrtar i lartë amerikan e konsideroi këtë veprim si “të pamjaftueshëm dhe të vonshëm”.
Inspektorët shpresojnë të nisin hetimin e provave të hënën, pikërisht në vendin e dyshuar për sulme gjatë kësaj jave me armë kimike, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Al Mekdad tha se nevojitet logjistikë për të punuar, pasi deri te mbërritja në vendin e caktuar për t’u hetuar duhet të kryqëzohesh disa herë me territore të kontrolluara nga rebelët.
Forcat rebele dhe regjimi sirian i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit për sulmet e së mërkurës. Videot e tmerrshme të pasojave tregojnë trupa të shumtë, përfshi gra dhe fëmijë.
“Nëse qeveria siriane nuk ka asgjë për të fshehur dhe kërkon t’i provojë botës se nuk ka përdorur armë kimike në këtë incident, atëherë duhet të kishte ndalur sulmet e saj në atë zonë dhe t’u jepte akses të menjëhershëm inspektorëve të OKB-së 5 ditë më parë”, tha zyrtari i lartë i administratës Obama, gjatë së dielës.
“Në këto rrethana, vendimi i vonuar nga regjimi për t’i dhënë akses ekipit të OKB-së vjen shumë vonë për të qenë i besueshëm, përfshi këtu edhe faktin që provat e mundshme janë bastarduar ndjeshëm, si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme të regjimit dhe veprimeve të tjera të qëllimshme gjatë 5 ditëve të kaluara”, shtoi ai në një deklaratë, por që nuk është i autorizuar të flasë publikisht.
“Bazuar mbi numrin e raportuar të viktimave, të simptomave të atyre që janë vrarë apo plagosur, dëshmive të të pranishmëve dhe fakteve të tjera të mbledhura nga burime të hapura, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe partnerët ndërkombëtarë, mund të them se ka dyshime se një armë kimike është përdorur nga regjimi sirian kundër civilëve në këtë incident”.
Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë të vlerësojnë faktet, kështu që presidenti mund të marrë një vendim se si do t’i përgjigjet këtij përdorimi që s’bën dallim të armëve kimike”, tha zyrtari. Pentagoni ka dërguar 4 anije luftarake në rajon, të pajisura me raketa ajrore.
Përgatitjet për luftë kundër Sirisë
Barack Obama dhe David Cameron kërcënojnë me një kundërpërgjigje serioze
nëse rezulton se në periferi të Damaskut, të mërkurën, u përdorën armë
kimike.
Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik komunikuan per rreth 40 minuta ne telefon me njeri-tjetrin për këtë çështje.
Te dy lideret jane teper te shqetesuar nga sinjalet ne rritje, se ai i disa diteve me pare ishte nje sulm kimik i ndermarre nga forcat e regjimit ne Siri.
Ky i fundit dhe opozitat vendase akuzojne njeri-tjetrin per ngjarjen e rende. Rebele dhe aktiviste kunder qeverise se Assadit akuzuan trupat qeveritare per mesymjen e dates 21 gusht.
Damasku zyrtar i cileson pretendimet e tyre te paverteta dhe te palogjikshme. Telelvizioni Shteteror transmetoi madje edhe pamje qe deshmonin sipas tij, gjetjen e agjenteve kimike ne zonat e kontrolluara prej kundershtareve te regjimit.
Media qeveritare pretendon se kryengritësit i përdorën këto armë si mjeti i fundit që kishin në dispozicion, pasi ofensiva qeveritare i ka vënë nën presion.
Komandanti i Ushtrisë për Sirinë e Lirë, Selim Idriss i hodhi poshtë akuzat. Ai tha se qeveria e ndërmori sulmin ndaj lagjeve periferike të kontrolluara nga kryengritësit në kundërpërgjigje për një tentativë për atentat ndaj presidentit Bashar al-Assad në fund të Ramazanit.
Sulmi erdhi vetem pak dite pasi ne Siri kishin mberritur inspektoret e OKB-se per te hetuar pikerisht mbi perdorimin e armeve te tilla ne vend.
Ne deklaraten e “Downing Street” thuhet se Keshilli i Sigurimit ka kerkuar te lejohen menjehere inspektoret te hetojne vendin ku besohet se ndodhen sulmet.
”Fakti qe presidenti Assad nuk bashkepunoi me Kombet e Bashkuara tregon se regjimi i tij ka diçka per te fshehur”, vazhdon deklarata, ku permendet gjithashtu se Obama dhe Cameron pranojne se ndalimi i perdorimit te armeve kimike eshte i nje rendesie kyçe per boten.
Obama, me heret mblodhi Keshillin e Sigurise Kombetare per te diskutuar situaten ne Siri.
Nje dite me pare, organizata mjeket pa kufij pohoi se 3 600 vetë jane mjekuar ne Damask per simptoma të ngjashme me pasojat e një sulmi kimik.
355 vetë sipas grupit kanë gjetur vdekjen, por ai nuk mund të konfirmojë se kush e ndërmori sulmin.
Siria: Sulmi kimik, prej “terroristëve”
Një ditë pasi Obama dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron
paralajmëruan për një “reagim të fortë” nëse vërtetohet përdorimi i
armëve kimike në Siri, qeveria e Damaskut u tregua e shpejtë për të
fajësuar zyrtarisht për këto krime forcat kryengritëse.
Televizioni shtetëror raportoi këtë të dielë se disa dhjetëra ushtarë u “asfiksuan dhe u mbytën”, ndërsa mbanin të rrethuar lagjen e Jobarit, në periferi të kryeqytetit Damask.
Sipas informacionit, sulmi u krye nga rebelët, të cilët në pamundësi për të mbrojtur gjatë këtë territor, zgjodhën taktikën e terrorizimit dhe “tokës së djegur”.
”Nga informacione gjithmonë e më të sigurta besohet se terroristët kanë përdorur armë kimike në rajonin e Jobarit”, deklaroi televizioni shtetëror, i cili përdor termin “terrorist” për të përshkruar kryengritësit.
Gjithashtu, u transmetuan pamje të një dhome ku ishin magazinuar granata gazi dhe maska kundragaz, të cilat sipas televizionit shtetëror, ndodheshin në të një zonë të sapo rifituar prej ushtrisë dhe ishin në duar të kryengritësve ditën e sulmit.
Mediat ndërkombëtare e kanë të pamundur të verifikojnë vërtetësinë e këtyre raportimeve.
Nga luftimet e deritanishme në Siri, mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën, por nëse vërtetohen dyshimet se Assadi ka përdorur armë kimike, vendi mund të përballet me një ndërhyrje direkte nga ana e SHBA-ve dhe aleatëve të saj perendimorë, që kanë caktuar pikërisht përdorimin e këtyre armëve si kufirin përtej të cilit do të ishin të detyruar të reagonin.
Top Channel