Nju Jork, arrestohet tregtari i uraniumit

25/08/2013 08:50

Një shtetas i Sierra Leones u arrestua në aeroportin “John F. Kennedy” të Nju Jorkut, pasi u zbulua se transportonte një sasi uraniumi me vete.

Mostrat e lëndës radioaktive, të mbështjella me një material mbrojtës nga rrezatimet, kishin si destinacion Iranin.

I arrestuari, Patrick Campbell, dyshohet se është pjesë e një rrjeti kontrabandues të uraniumit, që kishte si qëllim të realizonte një marrëveshje për eksportin e 1 mijë tonëve lëndë radioaktive në Iran.

Campbell i ofroi këtë marrëveshje agjentëve të infiltruar të CIA-s, duke menduar se ishte duke folur me përfaqësues të Shërbimeve Sekrete Iraniane.

Ai u la i lirë që të udhëtonte deri në aeroport, për të kuptuar nëse Campbell kishte kontakte të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mostra të uraniumit u zbuluan nën shollën e këpucëve të shtetasit afrikan, që rrezikon 20 vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 1 milionë dollarësh, për trafikim të armëve të shkatërrimit në masë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA