Dëmtimi i fundit muskular, që pësoi Messi gjatë ndeshjes së Superkupës me Atletico Madrid, ka preokupuar shumë mediat sportive europiane, të cilat hedhin dyshime të forta, përsa i përket të ardhmes së tij në futboll.
Sipas tyre, mjekët e klubit katalanas kanë parë që tendina “Biceps Femoris”, në kofshën e tij të majtë, ka filluar të kalbet.
Sipas mediave spanjolle, shkak për këtë gjë është bërë përdorimi i tepërt i ilaçit Growt, i cili pihet në rastet kur dikush ka mangësi të hormoneve të rritjes.
Kjo ka qenë dhe diagnoza, që mjekët e klubit katanalas i vendosën Messit, në kohën kur ai u transferua në akademinë e Barcëlonës.
Mediat spanjolle theksojnë se, përdorimi i tepërt i këtij ilaçi ka bërë që kocka Femoris të zgjatet më shumë se ç’duhet, gjë që ka sjellë dhe lodhjen e tendinave dhe muskujve në kofshën e majtë.
Ajo që i frikëson mjekët e klubit të Barcëlonës është fakti se, mos Messi bie prè e sëmundjes së Osteoporozës, sëmundje që çon në thërmimin e kockave.
Messi ka arritur të qëndrojë në fushë për 90 minuta, vetëm në 1 nga 27 ndeshjet e fundit, që ka bërë Barcelona apo dhe kombëtarja argjentinase. Madje në ndeshjen e parë të këtij sezoni me Levanten, ai është ulur në gjunjë duke mos u ndjerë mirë.
Top Channel