Duket se Kisha Ortodokse e Përmetit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pronësia e Pallatit të Kulturës.

Pas përlasjeve të shumta të ndodhura ditët e fundit mes besimtarëve dhe forcave të policisë private, ditën e diel, besimtarët ortodoksë të Përmetit janë mbledhur në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, ku kanë marr pjesë në meshën e drejtuar nga At Athanas Qerimi dhe Ikonom Vasil Thomollari.

Me qëllim që numri i të pranishmëve në këtë ceremoni të ishte sa më i madh është vendosur që të mbyllen të dyja kishat e tjera të këtij qyteti dhe shërbesa e së dielës të transferohej pranë Pallatit të Kulturës.

Shërbesa e mbajtur ka kaluar pa asnjë incident, pasi as forcat e Policisë Bashkiake dhe as të policisë private nuk kanë qenë të pranishme rreth objektit, në momentin kur është mbajtur mesha.

Prej më shumë se një jave, Kisha Ortodokse është përfshirë në një konflikt me Bashkinë e Përmetit lidhur me pronësinë e Pallatit të Kulturës, i cili deri pak kohë më parë ka shërbyer si Kisha e Shën Marisë së Pazarit.

Por, me një urdhër të Bashkisë së Përmetit, të zbatuar nga përmbarimi privat, kisha u nxor jashtë dhe ambientet tashmë i kanë kaluar në administrim Bashkisë së këtij qyteti. Incidentet e ndodhura në Përmet përfshinë edhe Athinën zyrtare, e cila me anë të dy deklaratave për shtyp dënoi ashpër atë që kishte ndodhur. Pas kësaj, në shenjë hakmarrje, për disa orë u bllokuan dhe mijëra emigrantë shqiptarë në kufi.

Ndërkaq, pas situatës së krijuar, Konsulli i Përgjthshëm i Greqisë në Gjirokastër zhvilloi një takim urgjent me kryetarin e Bashkisë së Permetit, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë dhe shmangien e incidenteve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta