Ndërsa Reali pritet të bëjë publik gjatë së dielës kalimin zyrtar të Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Barcelonës, Tata Martino, nuk priti prezantimin e uellsianit për të hyrë në polemika.
”Pa dyshim që është një futbollist i shkëlqyer, por nëse shifrat e përfolura në media për blerjen e tij janë të vërteta, atëherë ato përbëjnë një mungesë respekti për të gjithë spanjollët dhe ata njerëz të tjerë të botës që kanë vështirësi për të shtyrë muajin”, deklaroi Martino.
Megjithatë, në fjalët e tij, Martino harroi se ishte vetë ekipi që ai drejton, Barcelona, që nisi të shpenzonte shuma marramendëse në merkato, duke mbajtur deri me tani, ne pritje te zyrtarizimit te Bale ne Madrid, rekordin për blerjen e kesaj vere, me 72 milionë euro të shpenzuara për Neymar.
Nderkohe, në ndeshjen e radhës në kampionat, përballë Malagës, Messi nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të një dëmtimi të lehtë, por trajneri i katalanasve qetësoi tifozët duke thënë se mospërfshirja e argjentinasit bëhet më shumë për të mos rrezikuar.
”Ecuria e riaftësimit të tij ka ecur mirë. Ndaj Malagës, duke u sforcuar mund të luante për pak kohë, por mendojmë që nuk ka përse të nxitohemi. Ai është përgatitur shumë mirë edhe gjatë pushimeve dhe ka një formë të shkëlqyer. Sifoqoftë, është e qartë që ky nuk është ai moment i kampionatit kur ia vlen të marrësh rreziqe përsipër”, tha Martino.
Top Channel