Jemen, sulmohet autobuzi me ushtarë

25/08/2013 09:15

Një sulm me bombë shënjestroi një autobuz që transportonte personel ushtarak në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke vrarë të paktën gjashtë ushtarë.

Disa dhjetëra të tjerë u plagosën, në këtë akt terrorist të regjistruar mëngjesin e së dielës.

Mediat ndërkombëtare përcaktuan se sulmi ndodhi pranë një baze ushtarake, në një rrugë që lidh kryeqytetin me aeroportin e tij ndërkombëtar.

Jemeni, vendi më i varfër i Lindjes së Mesme, është duke luftuar aktualisht militantët e Al-Kaedës dhe lëvizjes separatiste brenda vendit, të cilat shpesh shënjestrojnë në sulmet e tyre policinë dhe forcat ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA