Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj Autoritetet egjiptiane rihapën kufirin mes Egjiptit dhe Gazës, pas mbylljes 5 ditore që kishte për qëllim të parandalonte kalimin e mijëra palestinezëve, në pritje për të hyrë nga pika e kalimit kufitar të Rafahut, për të shkuar në shkollë ose në spital.
Shumë të tjerë duan të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza. Nuk është e qartë se sa gjatë do të mbahet hapur kufiri. Liderët e HAMAS-it në territorin palestinez kanë marrëdhënie të tensionuara me udhëheqjen egjiptiane, të mbështetur nga ushtria.
Zyrtarët egjiptianë e kanë akuzuar lëvizjen islamike se ndihmon militantët në Sinai dhe mbylljen e pikë-kalimit kufitar të Rafahut e justifikojnë me shqetësimet për sigurinë.
Qeveria e përkohshme e Egjiptit ka lehtësuar ndërkohë edhe ndalim-qarkullimin e orëve të natës, të vendosur pas trazirave të dhunshme të javëve të fundit në vend. Ai do të nisë dy orë më vonë, më 21:00 me orën lokale, ndërsa të premteve, kur organizohen zakonisht protestat, do të fillojë më 19:00.
Mbi 1,000 vetë humbën jetën në fillim të muajit, gjatë përplasjeve të ashpra të mbështetësve të presidentit të përmbysur Mohamed Mursi dhe forcave të sigurisë, që spastruan kampet e demonstruesve.
Ushtria, e cila e rrëzoi Mursin më 3 korrik, ka vendosur në Egjipt gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Vllazërinë Muslimane, që kërkon rivendosjen e tij në krye të shtetit, po e persekuton me shtypjen e dhunshme të tubimeve dhe arrestimin e anëtarëve të saj.
Top Channel