Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Disa qindra ekstremistë të së djathtës marshuan në Republikën Çeke kundër romëve, duke kërkuar përzënien e tyre nga vendi.
Në disa vende, këto turma neonazistësh dhe ekstremistësh nacionalistë goditën me gurë policinë, e cila iu përgjigj duke i shpërndarë me gaz lotsjellës, ndërsa u realizuan të paktën 75 arrestime.
”Amnesty International” ka shprehur shqetësimin e saj të thellë më parë gjatë muajit, për këto marshime me sfond urrejtjen racore, ndërsa i kanë bërë thirrje autoriteteve çeke që të marrin masa për mbrojtjen e romëve.
Ashtu si pothuajse kudo në vendet e Ballkanit dhe Europës Qëndrore, romët janë një prej komuniteteve më të varfëra dhe të diskriminuara.
Më parë gjatë muajit, ishte Sllovakia ajo që tërhoqi kritika të shumta nga ana e Bashkimit Europian, pasi në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kosiçe, nisi ngritja e një muri për të izoluar vendbanimet e komunitetit rom, nga ana tjetër e qytetit.
Pas reagimit të Brukselit, autoritetet vendase pranuan që të heqin këtë mur.
Përplasjet e së shtunës u regjistruan kryesisht në qytetet e Ostravës, Pilzenit dhe Ceske Bugjejovicës.
Popullsia rome në Republikën Çeke besohet se arrin në nivelin e 250-300 mijë anëtarëve.
Top Channel