“Bale”, Ancelotti i përgjigjet “Tata” Martinos

25/08/2013 17:50

Është shumë më tepër diplomat se Mourinho, ndoshta edhe më pak mediatik, por Carlo Ancelotti i përgjigjet me ton të ashpër kritikave të ardhura nga Barcelona për cështjen Bale.

Shifra e transferimit është një mungesë respekti ndaj botës”, kishte thënë tekniku i ri i Barcelonës, Martino. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i homologut të tij të “Los Blancos”: “Ai nuk arrin të kuptojë ende se si funksionon futbolli europian –  përgjigjet Ancelotti, – dhe injoron faktin që Barça ka marrë lojtarë të mëdhenj duke paguar parà”.

Pavarësisht se ndryshojnë interpretimet, personazhet, pozicionet dhe hierarkitë, të hipotezosh një atmosfere të qetë dhe të shlodhur në arterien Madrid-Barcelonë do të thotë të depërtosh në terrenin e një utopie absolute.

Referimi i fundit për teknikun italian, në kundërpërgjigjen e tij, ka të bëjë me Neymar, edhe pse nuk është përmendur nga goja e tij, por jo më pak kampionë të tjerë si Fabregas e të tjerë. Si gjithmonë, Real-Barça zgjat 365 ditë në vit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta