Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Vetëm pak vite pas “bizneseve” të Zahia Dehar dhe marrëdhënieve seksuale me Ribery, të tjerë futbollistë të Bundesligës bien në lupën e skandaleve seksuale.
Në syrin e ciklonit këtë herë kanë përfunduar lojtarët e Hertha Berlin, që, të akuzuar nga një vajzë e moshës 16-vjeçare në tabloidin BZ, besohen të kenë pasur raporte seksuale të përsëritshme me minorenen.
“Më vjen turp – deklaron vajza, – por jam habitur, sepse ata nuk kanë pasur probleme me ndërgjegjen”.
16-vjeçarja, bijë e një tregtari të pasur të kryeqytetit gjerman, ka pranuar se u kishte deklaruar se ishte 19 vjeç, gjatë takimit të parë me lojtarë të ndryshëm.
Gjithçka nisi më 25 prillin e kaluar, gjatë festimeve të Hertha Berlin-it për rikthimin në Bundesligë.
Një lojtar i jep një autograf dhe përbri i shkruan numrin e celularit, që rezulton i vërtetë. Më pas nisin shkëmbimet e mesazheve SMS, gjithnjë e më pikante, deri sa përfunduan në kërkesën për marrëdhënie seksuale.
Lojtari i Hertha-s ia kaloi më pas numrin shokëve të skuadrës, që e kontaktuan atë edhe në këmbim të parave.
“Më vjen turp, – thotë vajza për tabloidin gjerman BZ, – por, mbi të gjitha më vjen habi, se si asnjëri prej tyre nuk kishte probleme me ndërgjegjen. Kjo, pasi të gjithë ishin të fejuar ose të martuar”.
Top Channel