
Milani e nis keq sezonin e ri të Serisë A. Në Verona, kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri janë mposhtur 2-1 dhe kanë shfaqur një lojë të dobët.
Andrea Poli kaloi në avantazh Milanin në minutën e 14, por dy gola me kokë të 36-vjeçarit Luca Toni (30’ dhe 53’) përmbysën gjithçka dhe treguan mangësitë në mbrojtje të kuqezinjve.
I provokuar nga ovacionet ironike dhe vershellimat raciste, Mario Balotelli, ne nje pretendim per penallti humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të verdhë pasi ofendoi arbitrin.
Nga ana tjetër, Juventusit i mjaftoi një gol i sulmuesit të saj të ri, Carlos Tevez, për të dalë me tre pikë nga fusha e vështirë e Sampdorias, skuadra e vetme që një sezon më parë i mundi në të dyja ndeshjet e kampionatit.
Argjentinasi Tevez realizoi golin e tij të parë në Serinë A, por një meritë e madhe për këtë rrjetë i shkon mesfushorit Pogba, që pa një depërtimi të bukur pasi u shërbye prej Pirlos, i vetëm përpara portës, preferoi t’i jepte këtë asist të shkëlqyer shokut të skuadrës, në vend që të godiste vetë portën.
Top Channel