Ribery-Robben, fitorja e tretë e Bayern

24/08/2013 00:00

Bayern Munchen ka arritur fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Bundesligës 2013-2014.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti të mposhtë 2-0 Nurembergun në “Allianz Arena” falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Frank Ribery dhe Arjen Robben.

Me këtë trepikësh, bavarezët i bashkohen në krye të renditjes Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Mainzit me 9 pikë të plota.

Në ndeshjet e tjera të javës së tretë të Bundesligës u regjistruan këto rezultate: Bayer Leverkusen-Borussia Monchengladbach 4-2, Hannover-Schalke 04 2-1, Hoffenheim-Freiburg 3-3, Mainz-Wolfsburg 2-0 dhe Hertha Berlin-Hamburg 1-0.

Top Channel