Përgjimi masiv në SHBA

24/08/2013 00:00

Eduard Snouden këmbëngul se Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare zotëron të dhëna në përmasa gjigande, shumë më tepër nga ajo që është deklaruar.

Të dhënat në rang global janë aq të mëdha sa edhe vetë NSA-ja nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Snouden pretendon se shërbimi sekret nuk është i kënaqur vetëm me përgjimin e të dhënave në internet dhe komunikimet telefonike. Në Shtetet e Bashkuara, sipas tij, edhe posta është gjerësisht pjesë e përgjimit.

‘Neë York Times’ i mbështet gjithashtu të tilla pretendime. Gazeta prestigjoze thotë se të gjithë zarfet e dërguara brenda vendit fotografohen automatikisht. Në vitin 2012 ishin 160 miliardë. Se sa gjatë ruhen këto të dhëna nuk dihet ende me saktësi, por në vëmendjen e autoriteteve amerikane janë edhe drejtuesit e automjeteve. Policia gjithmonë e më shpesh skanon automatikisht targat e makinave që kalojnë në rrugë.

Sipas një grupi të të drejtave të njeriut, vetëm një makinë policie mund të skanojë deri në 14 mijë targa në turn, duke mbledhur kësisoj të dhëna nga miliona drejtues automjetesh. Se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë.

“Në Europën që e konsideron veten mbrojtëse te të drejtave të individit, situata është pak më e qartë, por jo domosdoshmërisht më e mirë. Ne thjesht nuk dimë shumë për punën që bëjnë shërbimet sekrete europiane”, thonë ekspertët.

Sigurisht autoritetet europiane nuk kanë fondet e kolegëve të tyre amerikanë, por qëllimi i shërbimeve sekrete mbetet i njëjti: mbledhja e informacionit.

Top Channel