Pengu i Buffon? Një titull në Champions

24/08/2013 04:30

Në vigjilje të sezonit të ri të kampionatit italian, Gianluigi Buffon prezanton ëndrrën e tij të madhe.

“Do të isha i gatshëm të jepja 3 apo 4 vite nga karriera ime, për të fituar një titull të Champions League. Kam shkuar deri në finale dhe e kam humbur atë. Ju siguroj se nuk është një gjë e bukur”.

Portieri i Juventusit, gjithsesi, nuk lë pas dore kampionatin. “Titulli kampion në Serie A është diçka e madhe dhe nuk lodhem kurrë së fituari atë”, ka konfirmuar numri 1 i bardhezinjve dhe kombëtares italiane.

E megjithatë, fiksimi i tij është kupa e “orekseve të mëdha”, siç e quajnë italianët Ligën e Kampionëve.

“Champions nuk është diçka, që mund ta fitosh duke luajtur në mënyrë të pandershme. Për të shkuar në një finale të kompeticionit më të madh europian nuk është një gjë, për të cilën s’do të jepja asgjë. Edhe pse kam shkuar deri në një ndeshje të tillë, më vjen keq që e kam humbur atë. Por, për të fituar një Champions, duke parë që kam përpara edhe 5 vite karrierë, do të isha gati të jepja 3 apo 4 prej tyre”.

Në fund edhe një mendim për racizmin, prezent në botën e futbollit. “Është çnjerëzore. Këto kore janë të mundimshme, përveç se pa kuptim. Por, le ta lëmë pas krahëve!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA