Inter, rikthehet Diego Milito

24/08/2013 00:00

Diego Milito do të kthehet të luajë futboll gjashtë muaj pas dëmtimit të rëndë në gju që pësoi më 14 shkurtin e këtij viti.

Sulmuesi argjentinas i Interit do të luajë të shtunën për skuadrën “Primavera” të zikaltërve në ndeshjen ndaj Brescia. Lajmin e bën të ditur ‘La Gazzetta dello Sport’.

Milito shpreson që të kthehet për skuadrën e parë të Interit në mes të muajit shtator, atëherë kur zikaltërit do të luajnë me rivalët historikë të Juventusit, kampionët në fuqi të Italisë.

Top Channel