Fryn erë lufte

24/08/2013 00:00

Pentagoni po dislokon trupa ushtarake në afërsi të Sirisë e pohuar kjo
nga vetë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel që shton se Shtetet e
Bashkuara janë duke marrë në konsideratë mundësitë për ndërhyrje.

Hagel nuk dha detaje te metejshme, por raportet ne media pohojne se prania e marines amerikane ne lindje te Mesdheut eshte shtuar ndjeshem. Nje dite me pare, presidenti Barak Obama e konsideron sulmin e se merkures ne periferi te Damaskut nje ngjarje “jashtezakonisht shqetesuese”. Ai e beri te qarte se Washingtoni ende pret konfirmimin e perdorimit te armeve kimike, por vertetesia e sulmit provohet, atehere situata do te kete te gjithe vemendjen e Amerikes.

“Nga ato qe kemi pare, eshte e qarte se behet fjale per nje zhvillim teper shqetesues dhe aktualisht, jemi duke komunikuar me te gjithe komunitetin nderkombetar.Interesat kombetare te Shteteve te Bashkuara jane te perfshira ne konfliktin sirian si ne drejtim te garancive se po perhapen arme te shkaterrimit ne mase, ashtu edhe sa i takon mbrojtjes se aleateve dhe bazave tona ne rajon”, tha Obama.

Ne qarqet diplomatike thuhet se sulmi i te merkures, nje shkelje flagrante e ligjit nderkombetar, ka shkaktuar zemerim ne shtepine e bardhe dhe ka zera atje qe kerkojne kunderpergjigje. Me heret, edhe rusia iu bashkua me heret apeleve te drejtuara Damaskut qe te bashkepunoje me ekspertët e OKB-së dhe t’i lejojë të hetojnë dyshimet mbi përdorimin e armëve kimike ne rrethinat e kryeqytetit. Moska shtoi gjithashtu se nga kundershtare te regjimit pretendohet te garantojne kalim të sigurtë për misionin e OKB-së.

Obama tha se ekziston një kornizë e ngushtë kohore për të marrë vendime rreth Sirisë.

Top Channel