F1, Hamilton: U ndjeva mirë në këto kushte

24/08/2013 00:00

Lewis Hamilton, pas fitores së pole-position-it të pestë të sezonit, theksoi se u ndje “shumë mirë në kushtet klimaterike që ndryshonin” në Spa-Francorchamps.

“Gjeta limitin e makinës pasi në gjysmë të xhiros së shpejtë mendova se isha 3 sekonda më ngadalë. Pasi kalova finishin, kuptova që kisha qenë në ritme të larta”, deklaroi britaniku.

Në lidhje me garën e së dielës, Hamilton tregohet i kujdesshëm: “Makinat Red Bull kanë treguar se janë shumë të shpejta në gara, por shpresoj që të kem mundësinë të luftoj për fitoren.”

Gjithashtu falenderoi ekipin për rendimentin e Mercedesit të tij: “Kemi punuar shumë mirë, kemi sjellë një paketë me përmirësime që po japin rezultate dhe ditë si kjo e sotmja të bëjnë të ndihesh mirë.”

Top Channel