
Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës dhe të dielën do të niset nga vendi i parë në Spa-Francorchamps.
Britaniku i Mercedes (2:01.012) la pas Sebastian Vettel (2:01.200) dhe Mark Webber (2:01.325) me Red Bull. Ky është pole-position i katërt radhazi për Hamilton.
Provat zyrtare u zhvilluan në një mot të paqëndrueshëm. Ferrari gaboi strategjinë në kualifikueset e treta dhe dy pilotët e saj do të nisen nga vendi i nëntë (Alonso) dhe i dhjetë (Massa).
Ja renditja e 10 pilotëve të parë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës:
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Sebastian Vettel (Red Bull)
3. Mark Webber (Red Bull)
4. Nico Rosberg (Mercedes)
5. Paul Di Resta (Force India)
6.Jenso Button (McLaren)
7. Romain Grosjean (Lotus)
8. Kimi Raikkonen (Lotus)
9. Fernando Alonso (Ferrari)
10. Felipe Massa (Ferrari)
Top Channel