
Thirrja e Turqisë për dorëheqjen e kreut të Organizatës për
Bashkëpunimin Islamik sepse nuk ka folur hapur kundër gjakderdhjes në
Egjipt, po shihet nga eskpertet si shenjë e re e izolimit në rritje të
Ankarasë nga vendet e tjera myslimane.
Qëndrimi i saj ndaj situates ne egjipt kontraston thelle me ate te aleateve te vet në Lindjen e Mesme. duke analizuar ngjarjet e fundit, Zeri i Amerikes kujton se si ne fillim te javes, zevendeskryeministri turk Bekir Bozdag, akuzoi Organizatën për Bashkëpunimin Islamik dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm se nuk foli hapur kunder shtypjes së përkahësve të ish-presidentit Mohamed Mursi dhe nuk e kritikoi fushatën e përgjakshme.
Bozdag u shpreh se kreu i kësaj organizate, Ekmeledin Ihsanoglu duhet të japë dorëheqjen për qendrim indiferent ndaj gjakderdhjes ne egjipt. apeli u prit me habi, duke qene se behet fjale per nje shtetas turk, por nga ana tjeter, ai shihet si sinjal i pakënaqësisë në rritje të qeverisë turke me aleatët e botës arabe. Partia islamike ne pushtet AKka lidhje të ngushta me presidentin e përmbysur egjiptian Mursi dhe me partinë e tij, Vëllazëria Myslimane.
Ankaraja ka qenë në krye të kritikave lidhur me përmbysjen nga pushteti të mursit dhe shtypjen e Vëllazërisë Myslimane dhe përkrahësve të saj, ne nje kohe kur shumë vende të Gjirit Persik si Arabia Saudite kanë zgjedhur ta mbeshtesine qeverine e perkohshme egjiptjane të udhëhequr nga ushtria.
Top Channel