Vazhdon momenti i mirë i Borussia Dortmund që, falë fitores minimale 1-0 ndaj Werder Bremen, ruan kryesimin e Bundesligës me pikë të plota.
Në ndeshjen e parë të javës së 3-të të kampionatit gjerman, të besuarit e Klopp shpërdorojnë golin në fund të pjesës së parë: Mielitz shpëton disa herë portën e ti, ndërsa Blaszczykowski godet traversën.
Me fillimin e pjesës së dytë, zhbllokon rezultatin “disidenti” Lewandowski, pas asistit të Reus (55’). Aubameyang shpërdoron një tjetër rast të artë për të dyfishuar rezultatin.
Te Borussia, Lewandowski vazhdon të bëjë diferencën, duke zgjidhur një ndeshje të vështirë të dominuar prej tyre, por që nuk mundën të gjenin më shumë se 1 herë portën kundërshtare.
E megjithatë, Dortmund vazhdon ecurinë pozitive në këtë fillim sezoni, me 5 fitore në 5 ndeshje në total, nga këto vetëm 3 në Bundesligë.
Top Channel