Vegjetariani i prekur nga “Lopa e Çmendur”

23/08/2013 14:40

Një vegjetariani i ka mbetur vetëm një muaj jetë… pasi u diagnostikua me sëmundjen e Lopës së Çmendur.

Doktorët diagonostikuan 28-vjeçarin Ritchi Kara, të prekur nga “Creutzfeldt-Jakob”, emri shkencor i kësaj sëmundje neurodegjeneruese.

Sëmundja godet rëndë neuronet e trurit, duke bërë që njeriu të humbasë gjithmonë e më shumë aftësinë për të koordinuar lëvizjet, aftësinë për të folur, kujtesën dhe eventualisht, sjell vdekjen.

Kara u zbulua me këtë sëmundje në fazë të avancuar, por historia e tij e dhimbshme, bëhet edhe më tragjike nga fakti që prej pesë vitesh, i riu kishte hequr dorë nga konsumi i mishit dhe ishte shndërruar në një vegjetarian të plotë.

E megjithatë, pak përpara se të shndërrohej në një vegjetarian, ai kishte konsumuar një mish të kontaminuar, ndërsa sëmundja, pas një periudhe inkubacioni, u shfaq me të gjithë forcën e saj në dy vitet e fundit të jetës së 28-vjeçarit.

“Kam pasur probleme prej një kohe të gjatë. Mjekët e mi nuk më morën kurrë seriozisht. Kisha dhimbje koke dhe probleme në ruajtjen e barazpeshës, por ata fajësuan stresin. Ndonjëherë kam haluçinacione, si pjesë e efekteve anësore të mjekimeve që marr. Ndonjëherë, fus kolinozin në frigorifer dhe nuk më kujtohet se çfarë kam bërë. Jam i prekur nga një sëmundje e pakurueshme dhe jam në fund të jetës sime. Nuk mund të them që nuk kam frikë, por mbi të gjitha ndihem keq kur shoh vuajtjen e prindërve të mi”, rrëfeu historinë e tij prekëse, Ritchi Kara për “Daily Mail”,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA